Qysh me përgaditë file viqi me verë?

Përbërësit:

  • 500 gram file viqi
  • 1 gotë verë e bardhë
  • ½ gote supë
  • 1 lugë margarinë
  • 50 ml ajkë
  • kripë
  • piper
  • vegetë
  • lëng limoni
  • vaj.

Filetat rrahen, u shtohet kripë e piper dhe futen në verë të bardhë për afro 2 orë.

Në tenxhere të lyer me yndyrë palohen filetë, ku shtohet 1 gotë verë dhe ½ gote supë.

Mbulohet tenxherja me kapak, futet në furrë.

Filetat e ziera vendosen në pjatë të nxehtë kurse në lëngun ku janë zier shtohet ajka e përzier me pak ujë dhe lëng limoni.

Sa të marrë valë, salca largohet nga zjarri dhe hidhet mbi fileta.