Qysh me përgaditë domate të mbushura me ton?

Përbërësit:

  • 1 kg domate
  • 100 gram peshk ton të konzervuar
  • 1 qepë
  • ¾ lugë majonezë
  • lëng limoni
  • kripë
  • piper.

Qepa pritet imët dhe shtohet pak kripë.

Bëhet përzierja e lëngut të limonit me majonezë.

Shtohet mbi qepë.

Shtohet edhe peshku i imtësuar dhe me këtë masë mbushen domatet e pastruara nga farat.

Zbukurohen me ullinjë.