Qysh me përgaditë cheesecake me nutella?

Përbërësit:

  • 250 gram biskota të bluara
  • 100 gram margarinë
  • 400 gram nutella
  • 500 gram krem djathi.

Shkrihet një lugë nutella së bashku me margarinën dhe shtohet tek biskotat e bluara.

Përzihet mirë dhe rrafshohet në tepsi me ndihmën e ndonjtë gote më fund të rrafshët.

Në ndërkohë përziejmë krem djathin me nutellën e mbetur derisa të bëhet masë e njëllojtë.

Shtojmë kremin me nutella mbi biskota dhe e lëmë të ftohet për disa orë.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME