Qysh me përgaditë biftek me bukë të skuqur?

Përbërësit:

  • 500 gram biftek
  • 3 rriska buke
  • 1 vezë
  • 2 lugë qumësht
  • 4 copa proshutë
  • 4 copa kaqkavall
  • 400 gram misër
  • 1 karotë
  • 1 trangull
  • kripë
  • piper.

Zihen perimet e prera imët.

Kullohen, shtohet kripë dhe vaj uliri.

Biftekët lyhen me vaj dhe skuqen në tigan, pastaj kripohen.

Proshuta fërgohet gjithashtu.

Riskat e bukës kalohen në vezë me qumësht dhe fërgohen në vaj të nxehtë.

Në pjatë ku do të shërbehen vendosen rriskat e bukës, mbi to bifteki i skuqur, mbi biftekë vendoset proshuta, e mbi proshutë kaqkavalli.

Bifteku shërbehet me perimet e kombinuara.