Qysh me përdorë Instagramin në Windows 8?

Microsofti ka tërhequr shumë vëmendje me lansimin e Windows 8  dhe ka qenë në krye të diskutimit që në nismën e këtij verzioni të sistemit operativ. Interesant, e njëjta mund të thuhet edhe për Instagram që tani është në pronësi të Facebook-ut. Një aplikacion zyrtar i Instagram për Windows 8 ende nuk gjendet në Windows Store, por ju mund të mbeteni të kënaqur me shërbimet që i ofrojnë aplikacionet alternative të Instagramit.

Qysh me përdorë Instagramin në Windows 8

Piktr është aplikacion me ndërfaqe të shkëlqyeshme moderne që ju mundëson të qaseni në llogarinë tuaj të Instagramit, të shfletoni fotografitë tuaja dhe shoqërisë që ndiqni, ti pëlqeni fotografitë apo edhe të shkruani komente.

Aplikacionin Piktr mund ta shkarkoni falas nga Windows Store. Për të filluar, klikoni në butonin log in, shkruani emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, klikoni Log in, konfirmoni kërkesën për lejimin e aplikacionit, dhe do të ju shfaqet faqja kryesore e aplikacionit.

Piktr_Intro

Piktr

Piktr_Profile

 

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME