Qysh Me Perdor GPS-in per Pushime?

GPS, ose Global Positioning System (Sistemi i Pozicionimit Global), ju mundeson te shihni pozicionimin tuaj ne kohe reale ne harte. Nese merrni paisje te GPS-it me vete per pushime mund te ju kursej shume kohe dhe mundim, vecanerisht ne vendet ku keni problem me gjuhen e shtetit qe vizitoni. Ndiqni hapat me poshte ku shpjegohet se qysh me perdor GPS-in.

Hapi 1:

Ngarkoni hartat e reja. Fatkeqesisht, shume paisje te GPS-it nuk i shkarkojne automatikisht hartat e reja. Kjo do te thote qe duhet te planifikoni paraprakisht se nga do te kaloni ne menyre qe te gjeni dhe te ngarkoni hartat e atyre zonave nga do te shkoni.

Hapi 2:

Planifikoni itinerarin. Lokalizoni emrat dhe adresat e vendeve te rendesishme ne vend pushimin tuaj, si p.sh. hotelin, banken, posten si dhe aeroportin. Ruani keto lokacione ne GPS-in tuaj ne menyre qe te ju referoheni lehtesisht.

Hapi 3:

Perdorni GPS-in per te ruajtur vendndodhjen e fotografive. Perdorni ndonje program si p.sh. GPS Photo Linker qe te etiketoni secilen nga fotografite tuaja me kordinatat ne te cilat fotografia eshte bere. Nese deshironi dicka me manuale, fotografoni ekranin e GPS-it pasi qe te beni fotografite e deshiruara. (Paisjet si iPhone dhe ekuivalente sot e bejne kete pune automatikisht)

Hapi 4:

Sigurohuni qe paisja e GPS-it eshte e pershtatshme. Ekzistojne shume lloje te GPS-it, secila e dizajnuar per perdorim dhe qellim te vecant. Nese ju nevojitet GPS-i per te gjurmuar lokacionin ne situata kritike, si p.sh. per ngjitje ne male ose lundrim, sigurohuni qe paisja te jete e forte dhe e papershkueshme nga uji. Nese gjithmone do te qendroj ne automobil, keni parasysh te perdorni SAT-NAV ne panelin e makines.