Qysh me pasuru edukimin e Fëmiut?

Edukimi i fëmiut tuaj është thelbësor për suksesin e tij/saj në jetë. Shumica dërmuese pajtohen për këtë rëndësi. Prindërit luajnë rol kryesor në edukim të fëmiut dhe shpeshherë më shumë se vetë mësuesit. Nëse e llogaritni matematikisht do ta kuptoni që 6 orë në ditë në shkollë përgjatë 36 javëve të mësimit shumëzuar me 12 vjet të shkollës del 12,960 orë të mësimit. Kjo i bie 540 ditë të mësimit përgjatë 12 viteve. Nuk tingëllon shumë apo jo? Dhe mësuesit e kanë përgjegjësinë që t’i transmetojnë jo vetëm njohuritë bazike por edhe ato shkencore, artistike, historike, gjeografike, etj. Nuk ka dyshim që prindërit duhet të kalojnë kohë me fëmijë lidhur me mësimet në shkolle.

Qysh Me Pasuru Edukimin e Fëmiut1

  • Zhvilloni një qëndrim edukues. Çdo përvojë që e ndani me fëmijën tuaj mund të ketë konotacion edukativ nëse dini ta ndërlidhni në atë mënyrë. Jeta është një klasë e mësimit, dhe nëse fokusoheni në mësim, atëherë do të gjeni shembuj të jetës së përditshmë që lidhen me edukimin e fëmiut.
  • Zhvilloni aftësitë e përdorimit të gjuhës në të shprehur. Fëmiu juaj do të përfitoj shumë nga aktivitetet akademike në shkollë nëse ka aftësi të mira në të shprehur. Lexoni libra, vjersha, poezi, kapituj libri, artikuj revistash apo gazetash bashkë me fëmiun tuaj. Bisedoni rregullisht. Shumë nga ne bisedojmë me ta shumë shkurt si p.sh. mbledhi lodrat, laj dhëmbët, ha pemët e kështu me rradhë. Bisedat, në një anë, mundësojnë shkëmbimin e mendimeve dhe ideve. Luani lojra fjalësh poashtu.
  • Zgjëroni përvojat e fëmiut sa më shumë që mundeni. Studimet tregojnë që fëmijët kuptojnë shumë më mirë leximet nëse arrijnë t’i lidhin me jetët e tyre. Merrni fëmijën me vete në udhëtime, shetitje. Shkoni në parqe, muze dhe koncerte.
  • Përgjigjuni me korrektësi pyetjeve të fëmiut. Fëmijët nga natyra janë kurreshtar. Nuk është e rëndësishmë që t’keni përgjigje për gjithçka, por të paktën mësoni fëmiun se qysh me i gjetë po ato përgjigje. Mësojeni bashkë. Krijoni gjëra që shpjegojnë ndonjë pyetje se si funksionon diçka, vizatoni. Fëmijët mësojnë më së miri duke provuar dhe nëse arrini t’i jepni mundësi të shumta natyrisht se edukimi i tij/saj do të pasurohet.
  • Luaj lojëra me fëmiun tuaj. Shoqëria jonë shpeshherë i nënvlerëson lojërat si të parëndësishme. Është e rëndësishme të luani lojëra me ta pasi që ato zhvillojnë kreativitetin dhe imaxhinaten. P.sh. lojërat me letra ndihmojnë në përmirësimin e llogaritjes, leximit, kuptimit, kategorizimit. Pothuajse të gjitha lojërat ndihmojnë fëmiun të zhvilloj nivelin e të menduarit lidhur me organizimin, planifikimin, strategjinë dhe vlerësimin.
  • Përfshini fëmiun në çështjet ditore. Prej se kur janë të vegjël, fëmijët mund të mësojnë se qysh me i menaxhu punët që të gjithë ne duhet t’i bëjmë, dhe kështu mësojnë nga përvojat. Fëmijët e vegjël duan të ju imitojnë derisa bëni punët e shtëpisë apo të përditshmet. Kur të rriten pak do ta ndjejnë atë dëshirë që të ju ndihmojnë në këto punë. Kur bëhen tinejxher duhet të mësojnë se qysh me gatu, menaxhu paranë dhe punët tjera të shtëpisë. Shumë shpesh si prind e anashkalon përfshirjen e fëmiut në këto aktivitete pasi që jeni të zënë. Nganjëherë thjesht më lehtë është t’i bëni këto punë vetë. Mirëpo nëse neglizhojmë në këtë aspekt themelor të të qenurit prind, po mbyllni derën e mundësisë për edukimin e fëmiut.

Mund ta vëreni që çdo interaksion që prindi ka me fëmiun mund të jetë edukativ në mënyrën e vet.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME