Qysh Me Parandalu Mbipeshën te Fëmijët?

Ne ditet e sotme miliona femije konsiderohen si te mbipeshe vetem ne Amerike. Femijet jane te bombarduar nga reklamat e ushqimit jo te shendetshem qe ne moshen e vogel, andaj eshte e rendesishme qe te rriturit t’u japin informacione te mjaftueshme ne menyre qe edhe femija te mesohet se cili eshte ushqim i shendetshem e cili jo.

Qysh Me Parandalu Mbipeshën te Fëmijët 1

Hapi i pare per nje shtepi te shendetshme eshte qe te thjeshtesoni listen ushqimore. Kjo liste nuk duhet te perbehet nga ushqimet qe permbajne vajera te hidrogjenizuara (yndyra te ngopura). Thjesht koncentrohuni ne ushqime te shumengjyrshem pasi qe kane me shume vlera ushqyese, vitamina, minerale. Ushqimet qe mund te qendrojne ne raftet e dyqaneve pa nevojen e frigorivereve nuk jane te mira per trupin tuaj.

Afroni Femijet me Kuzhinen

Prinderit mund te jene model per femijet duke shijuar procesin e gatimit vete dhe duke transmetuar ate tek femijet. Kur femijet te rriten ne ambient ku gatimi dhe ushqimi eshte pjese perberese e familjes dhe ku te gjithe ushqehen se bashku, atehere tek femijet rriten gjasat qe ate ta trashegojne ne jeten e tyre dhe familjet qe do krijojne ne te ardhmen.

Ne gatimet e ushqimit ku nuk perben rrezik prania e femiut athere afrojeni femiun te ju ndihmoj ne pune te thjeshta. Kjo e fuqizon pergjegjesine e femijeve per shendetin e tyre duke bere zgjedhje per ushqimin qe hane.

Nese lejoni femiun te zgjedhe perimet, te lexoje receten edhe ju si prind do te mesoni se cka i pelqen me shume femiut dhe cka jane te prirur te hane.

Edukojeni ne Menyre Argetuese

Eshte e rendesishme qe femija te mesoj vlerat ushqyese te llojeve te ndryshme te ushqimit duke ju dhene fakte ne menyre qe ata t’a mbajne ne mend me lehte. Per shembull sa here duhet kercyer ne vend ne menyre qe te digjen kalorite qe fitohen pas ngrenies se nje petulle. Qellimi eshte qe te jete argetuese per femiun.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME