Qysh me parandalu goditjen në tru?

Konsumi i ushqimeve të caktuara është i lidhur ngushtë me parandalimin ose mbajtjen nën kontroll të sëmundjeve të ndryshme.

Rezultatet që vijnë nga bota e shkencës janë gjithmonë e më mbresëlënëse.

Studiuesit e EdipStat Intitute, Michigan (USA) kanë arritur në konkluzionin që konsumi i një veze në ditë ul me 12% rrezikun e goditjes në tru.

Sipas tyre, një vezë me madhësi mesatare përmban plot 6 gramë proteina, vitamina A, E dhe D, si dhe antioksidantë shumë të dobishëm si luteina dhe zeaksantina.

Studiuesit rianalizuan vëzhgimet e bëra gjatë viteve 1982-2016, ku pjesë e studimeve kanë qenë thuajse 2.760.000 persona.

Vezët kanë shumë vlera ushqyese përfshirë këtu antioksiduesit, të cilët ulin stresin oksidativ dhe inflamcionin, si pasojë pengojnë shfaqjen e hemeroragjisë cerebrale. 

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME