Qysh Me Ndalë Kafshimin e Thonjëve?

Nëse i kafshoni thonjtë, nuk jeni të vetmit. Shumë njerëz e ndajnë këtë shprehi për shumë arsye të ndryshme, si stresi, mërzitje apo edhe nevoja për rehati. Disa njerëz e gjejnë vetën duke kafshuar thonjtë kur ata rriten, apo edhe duke e ngrënë mishin rreth thonjëve.

Është shumë e rëndësishme që të ndalni këtë shprehi. Jo vetëm që duken të gërditshëm por mund të kenë efekt negativ në paraqitjen tuaj para punëdhënësit potencial, klientit apo edhe shoqërisë! Ngrënja e thonjëve mund të ketë edhe pasoja me infektime të ndryshme.

Woman biting nails

Ja disa mënyra se qysh me ndalë kafshimin e thonjëve:

  • Vendosni që do ta ndalni kafshimin. Asnjë taktikë apo strategji nuk do të ju ndihmoj nëse nuk e merrni vendimin për të ndaluar, dhe përkushtimin ndaj tij.
  • Zgjedhni një ditë. Rrethojeni me të kuqe në calendar. Rikujtojani vetes shpesh gjatë ditëve që afrohet data.
  • Nje ditë para ditës së madhe, rregulloni thonjët te ndonjë manikyr profesional, apo bëjeni edhe vetë.

Ditët e para edhe mund të jetë vështirë t’i mbani duart larg gojës. Duhet t’ia rikujtoni vetes vazhdimisht që ju nuk merreni më me këtë sport.

  • Mbani krema afër vetes kudo, në makinë, në zyrë, në shtëpi në mënyrë që të lyeni duart sa herë që ka nevojë që të jenë sa më të buta dhe të ndiheni rehat, duke parandaluar kështu kafshimin.
  • Mendoni për ndonjë shpërblim t’i bëni vetes nëse arrini ta largoni këtë shprehi. Përgatiteni një listë të kënaqësive që i keni në qejf dhe dhurojani vetes çdo ditë që kalon.
  • Kërkoni ndihmë! Mos ngurroni t’i njoftoni të afërmit apo shoqërinë e afërt apo edhe kolegët për planin që keni bërë. Tregoni planin tuaj dhe kërkoni nga ta që të ju tërhekin vëmendjen nëse je duke kafshuar thonjët pa vetëdije.
  • Nëse në asnjë mënyrë nuk keni sukses, ekzistojnë disa produkte me shije të keqe, të cilët mund të diskurajojnë kafshimin e mëtejmë. Këto produkte mund t’i gjeni në barnatore të ndryshme.

Ndiqni këta hëto hapa dhe përmbajuni vendimit që merrni. Për një kohë të shkurtër do të keni thonjë të shëndetshëm dhe të bukur.