Qysh me marr pjesë në HejAppCamp?

Çka është “Hej! App Camp”?
E dijmë që shumë prej jush dëshironi të krijoni një WhatsApp, SnapChat, Angry Birds apo edhe FlappyBird të ri.

Hej! App Camp do të jetë vendi ku programerët, dizajnerët dhe zhvilluesit do të bashkohen në një strofull të vetëm për të krijuar e reklamuar aplikacionet më të mira për telefona të mençur.

Hej! si platforma më e madhe mobile për të rinjtë, bashkë me IPKO dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) ju ofrojnë mjetet dhe mundësitë për të krijuar lojërat dhe aplikacionet më zbavitëse për telefona të mençur.

Hej! App Camp është një garë 48 orëshe, gjatë së cilës zhvilluesit shndërrojnë idetë e tyre në prototipe të aplikacioneve mobile, duke shfrytëzuar sistemet operative iOS & Android.
Fituesit e garës Hej! App Camp do t’i kenë 6 javë kohë për të zhvilluar produktet finale, të cilat do të prezantohen në Finalen e Madhe para jurisë dhe publikut, më 24 janar 2014, për çmimet e më të mirëve prej më të mirëve.

Kush mund të aplikojë?
Zhvillues individual të aplikacioneve mobile, startup që mirren me zhvillimin e aplikacioneve mobile, programerë, dizajnerë grafik, ekspertë të marketingut apo kushdo që është i regjistruar si përdorues i Hej! dhe ka një ide interesante.

Disa nga shpërblimet për fituesit:
• Udhëtim në konferencën më të madhe për aplikacione në Evropë (Berlin);
• Të holla ‘cash’!
• 5x iPhone 5S, 5x Galaxy S5 me shërbime të IPKO-së.

Kriteret për vlerësim:

• UX (Interface & dizajn);
• Fizibiliteti (nga idea deri tek produkti final);
• Angazhimi (përfshierja e disa lojtarëve, mundësia e shpërndarjes, aspketi shoqëror);
• Teknike (përdorimi i mjeteve dhe trendeve më të fundit nga iOS apo Android);
• Niveli zbavitës i aplikacionit.

Regjistrohuni deri më 10 dhjetor!
Për më shumë informata, vizitoni www.hejappcamp.com

ick-banner

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME