Qysh me largu ngjyrën e markerit nga materialet?

1.Nëse ngjyra e markerit nuk është tharë ende, atëherë me anë të një lecke të thatë fërkoni njollën.

Kjo do të largojë ngjyrën e cila nuk është thithur ende nga materiali i pambukut.

2.Nëse ngjyra është tharë atëherë do të ju duhet një tretësirë me përqindje të lartë alkooli.

Aplikoni një sasi të vogël alkooli në njollën e markerit dhe vendosni një letër kuzhine mbi njollë.

Lejoni të thahet, dhe pastaj lajeni në lavatriqe.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME