Qysh me kriju shporta me litar?

Nevojitet:

  • Ngjitës
  • ½ metre litar
  • Enë keramike
  • gërshërë.

1.Filloni me fundin e litarit.

Vendosni një sasi të vogël të ngjitësit në njërën anë të litarit, afërsisht 5 cm dhe mbështilleni litarin rreth vetes.

2.Vazhdoni procedurën e njejtë duke shpërndarë ngjitës në njërën anë të litarit, dhe duke e mbeshtjellur litarin rreth vetës derisa të keni një sipërfaqe të gjërë e të rrafshët aq sa ena e keramikës.

Kur të vini tek kjo pikë filloni të shkoni poshtë sipas formës së enës së kthyer mbrapsht.

3.Vazhdoni derisa të keni arritur deri tek fundi i enës.

Në fund lejoni 10 cm hapësirë të litarit dhe ngjitni atë, njësoj si në foto.

4.Përsëritni edhe në anën tjetër dhe lejoni të thahet ngjitësi.