Qysh Me Kriju Foto Albume ne iPhone!

Aplikacioni i fotografive të kamerës në iOS 5.x ka shtuar disa mundësi për menagjimin dhe përdorimin sa më të mirë dhe më të lehtë për Iphone. Një nga këto mundësi është edhe krijimi i fotoalbumit nga libraria ku ruhen fototgrafitë. Do të mundohem që t’iu shpjegoj me ndihmën e disa fotove si të krijojmë një fotoalbum.

 

Hapim aplikacionin Photos
Klikojmë Edit në anën e djathtë lart
Klikojmë Add në anën e majtë lart dhe shkruajë emrin që duam ti japim albumit
Tani klikojmë Done

Pasi u krijua albumi i ri mund të dergojmë apo transferojmë foto nga albumet Camera Roll  apo ndonjë tjeter.
Hyjmë në albumin që krijuam dhe klikojmë shigjetën lart në anën e djathtë ku menjeherë na shfaqet poshtë komanda Add të cilën e klikojmë
Pas komandës Add hapen të gjitha librarit dhe hyjmë në librarinë që duam të marrim fotot
Tani vendosim cilën foto duam të marrim dhe e seleksionojmë ose mund të vendosim të gjitha përnjëherë duke klikuar në shenjën plus lart djathtas dhe pas përzgjedhjes klikojmë Done dhe u kry transferimi.
Nëse duam ti ndajmë  fotot psh. nëper vendet  ku janë bëre fotot klikojmë poshtë tek places ku na shfaqen fotot ku kemi qenë kur kemi bërë fotografinë
Këtu ka mundësi që të na tregojë edhe nga sa foto i kemi në çdo vend vetëm klikojmë mbi njerën pikë të lokalizimit
Lokalizimi ruhet vetëm nëse e kemi pasur gjatë asaj kohe Location Services One cila gjëndet tek General
Kjo ishte guida e përgatitur nga unë, shpresoj të ketë qenë sa më e qartë // www.apple-shqip.com

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME