Qysh me konvertu VHS video kasetën në DVD?

VHS kasetat e vjetra dhe VCR (Video Kasetë rekorder) janë teknologji duke dalur nga përdorimi – edhe pse ka të tillë që argumentojnë të kundërtën. Nëse keni ndonjë incizim që doni ta ruani dhe që është në formatin VHS të kasetave, tani është koha që t’i konvertoni në DVD. VCR janë akoma të pranishme, siç janë edhe shërbimet dhe paisjet që ndihmojne konvertimin e tyre. Nëse e leni që koha të kaloj, atëherë do të gjeni çdo ditë e më pak paisje që bëjnë këtë konvertim, dhe rrjedhimisht do të jetë më vështirë të ruani incizimin tuaj.

Qysh Me Konvertu VHS Video Kasetën në DVD

Brenga tjetër është dëmtimi. Videokaseta gradualisht degradohet përgjatë kohës apo edhe kushteve klimatike në të cilat qëndron. Videokasetat fillojnë të dëmtohen qysh pas 3 viteve, përderisa DVD-të mund të zgjasin nga 20 vite, ku ka lloje që qëndrojnë deri ne 250 vite.

Pra, qysh me bo konvertimin nga VHS në DVD? Cfarë paisje ju duhen? Ekzistojnë disa metoda për të kopjuar VHS në DVD. Lajmi i mirë është se sot t’i gjesh këto paisje është e lehtë.

  • Përdorni një paisje të kombinuar. Nëse keni paisje që përkrahë edhe DVD edhe VHS videokasetë, atëherë shikoni nëse ajo paisje ka opsionin e regjistrimit (record). Nëse po, atëherë ju mund të vendosni një DVD R apo DVD RW në vendin e DVD-së, poashtu VHS videokasetën që dëshironi ta kopjoni dhe ndiqni hapat në udhëzuesin e përdorimit të paisjes që e keni në dispozicion.
  • Përdorni Video Kamerë. Nëse keni kamerë dixhitale, mund ta shfrytëzoni si paisje ndërmjetësuese për të konvertuar nga VHS videokaseta në formatin e DVD-së. Lidheni VCR (Video Recorder) me kamerën tuaj duke përdorur vido kabllat kompozit (e kuqe, e bardhe dhe e verdhë.) Modele të ndryshme të kamerave punojnë në mënyra të ndryshme, andaj është mirë që t’i referoheni udhëzuesit për shfrytëzimin e kamerës suaj. Me shtypjen e pak tasteve mund të arrini të kopjoni nga VHS kaseta në kamerën tuaj, incizime të cilat mund t’i bartni pastaj në kompjuter duke lidhur kamerën me të.
  • Përdorni shërbimet e konvertimit nga VHS në DVD. Nëse nuk keni durim që të merreni me këtë punë të kabllove dhe paisjeve të ndryshme, apo thjeshtë ju mungojnë dhe ndoshta nuk ja vlenë të investoni për arsye se nuk keni shume incizime për të konvertuar, atëherë ka dyqane të ndryshme më këtë lloj shërbimi që kanë kënaqësinë të ju ndihmojnë që gjenden në qytetin tuaj.

Vëretje: Nëse vendosni që vetë ta kryeni këtë punë atëherë sigurohuni që koka e traka të jetë e pastër. Poashtu keni parasysh që ndonje incizim i dëmtuar në videokasetë mund të vërehet edhe më shumë në DVD.

 

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME