Qysh me konfiguru OSPF në Cisco IOS?

Routing protokoli dinamik OSPF ndoshta është routing protokoli më i popullarizuar. OSPF mund të zgjerohet edhe në rrjeta më të mëdha, por edhe mund të konfigurohet në rrjeta të vogla. Përderisa OSPF mund të jetë i komplikuar në konfigurim, konfigurimi bazik i tij nuk është edhe aq i vështirë. Më poshtë shpjegohet se qysh me konfiguru OSPF në sistemin operativ të Ciscos.

Çka duhet të dini për OSPF?

Para se të konfiguroni OSPF, janë disa gjëra që duhet t’i keni parasysh. Ato janë:

  • OSPF (Open Shortest Path First), përdor SPF algoritmin për të përcaktuar rrugën më të mirë për në destinacion.
  • OSPF është routing protokol standard. Kjo do të thotë që OSPF mund të konfigurohet në pothuajse çdo ruter të brendeve të ndryshme.
  • Distanca administrative për OSPF është 110.
  • Rrjeta ku operon OSPF quhet “Autonomous System”, ose “AS”.
  • Të gjitha routing përditesimet për OSPF duhet të kalojnë përmes area 0. Për këtë shkak, ju duhet të dizajnoni me kujdes rrjetën para se të filloni implementimin e OSPF.

Me OSPF, çdo ruter e ka hartën topologjike e të gjithë rrjetës. Routerat përdorin “Hello” paketat për të kontrolluar nëse ruterat tjerë gjenden akoma në rrjetë. Çdo ruter në OSPF identifikohet me “router ID”. Router ID mund të ndryshohet manualisht, përndryshe ruteri do të zgjedhe automatikisht në bazë të IP adresës me numrin më të madh.

Çfarë karakteristika ka OSPF?

OSPF ofron këto veçori, të cilat i kanë edhe disa protokole tjera:

  • Përkrahë VLSM (variable lenght subnet masks), që e bënë classless routing protokol
  • Përkrahë autentikimin e routing përditësimeve
  • Përkrahë ridistribuimin e routave nga routing protokolet tjerë
  • OSPF funksionon në point-to-point dhe point-to-multipoint, broadcast ose non-broadcast konfigurimet
  • OSPF poashtu ofron disa vecori unike si p.sh. stub areat, virtual linqet, etj.

Qysh me konfiguru OSPF nē Cisco IOS?

Starto OSPF-in dhe specifiko proces ID-në. Proces ID-ja mund të cakohet sipas dëshirës. Rekomandohet që ky numër të përputhet edhe në routerat tjerë gjatë konfigurimit mirëpo nuk është e domosdoshme. Proces ID-ja nuk është numër i AS, edhepse shumë njerëz e përziejnë.

Router (config)#router ospf {process-ID#}

Pastaj, e udhezojmë ruterin që të advertizoj (reklamoj) rrjetet që janë të lidhura direkt në të duke shkruar komandën:

Router (config-router)#network {X.X.X.X} {Y.Y.Y.Y} area {z}

Në këtë shembull, X.X.X.X është network id-ja e rrjetës së lidhur direkt në ruter. Y.Y.Y.Y është wildcard maska e asaj rrjete. Wildcard maska është forma e anasjellë e subnet maskes. Parametri “z” është numri i area id-së. Për rrjeta të vogla, parametri “z” gjithmonë mund t’a konfiguroni me vlerën 0 por për rrjeta më të mëdha (mbi 50 rutera), ID-të e areave duhet të planifikohen me kujdes.

 këtë mënyrë mund të advertizoni të gjitha rrjetat që dëshironi, të cilat janë të lidhura direkt në ruterin ku bëhet konfigurimi.

Kur te perfundoni konfigurimin, e statusin mund t’a kontrolloni permes komandave show ip route dhe show ip ospf.

Shembujt e konfigurimit

Më poshtë është një shembull se si konfigurohet ruteri me routing protokolin OSPF:

Interface Gigabit Ethernet 0/0
ip address 10.1.1.1 255.255.255.0

Interface Serial 3/0
ip address 10.2.1.1 255.255.255.0

router(config)#router ospf 1
router(config-router)#network 10.1.1.1 0.0.0.255 area 0
router(config-router)#network 10.2.1.1 0.0.0.255 area 0

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME