Qysh Me Jailbreak iOS 5.0.1 Per iPhone, iPad, iPod Touch?

Jailbreak i paisjeve ju jep mundesine qe te qaseni ne me shume resurse dhe te gjitha pa pagese, si dhe mundeson perdorimin e rrjetit te operatoreve te ndryshem sipas deshires pavaresisht nga kontrata. Kompania Apple po mundohet te merr te gjitha masat qe ta parandaloj jailbreaking sepse i shkakton shume humbje kompanise, por grupet si Redsnow, ultrasnow, Hot, jane gjithmone aktiv dhe gjejne menyra per ta bere jailbreak iPhone (2G, 3G, 3GS, 4 ,4S), iPad (1 & 2), iPod Touch (te gjitha llojet) gje qe ju mundeson te perdorni shume resurse shtese dhe ate pa pagese.

Shkarkoni versionin e fundit (iOS 5.0.1) per iPad/iPhone/iPod Touch dhe beni update-in e fundit.

Krijoni nje backup me ane te iTunes ose iCloud ne menyre qe ti riktheni te dhenat e juaja perseri ne pajisje pasi ta keni bere jailbreak.

Me pas shkarkoni versionin e fundit te  Redsn0w (ketu jane linqet per  Windows & Mac)

Hapeni Redsn0w dhe ne meny zgjedhni “Extras” me pas “Select IPSW” dhe me pas lokalizoni fajlin e iOS 5.0 firmware  (ketu eshte linku per fajllin firmware, sigurohuni qe te zgjedhni versionin e duhur te firmware qe eshte krijuar per iPhone, iPad & iPod Touch).

Me pas klikoni “JailBreak” dhe zgjedhni “Install Cydia” dhe vazhdoni me proceduren duke u bazuar ne instruksionet qe ju shfaqen ne ekran dhe Redsnow do te perfundoj automatikisht  jailbreak-un.

Pasi te perfundoj procesi do te duhet te startoni ne ‘tethered mode’, per kete hapeni Redsnow dhe zgjedhni “Extras” me pas klikoni “Just Boot”.