Qysh Me i Propozu nje Femre me Kreativitet?

Te i propozosh nje femre, pervec qe kerkon guxim, kurajo, kreativitet; perveq qe tregon gatishmerine tuaj per ta kaluar pjesen e mbetur te jetes me te, gjithashtu tregon se sa ne te vertet jeni ne gjendje ta beni femren te ju thote “PO”.

Propozoni gjate ndonje ceremonie ku shkoni zakonisht bashke. Keni ndonje vend ku e vizitoni shpesh se bashku me te dashuren, p.sh. ndonje event te perjavshem apo dic te tille. Bisedoni me organizatorin apo ate qe eshte pronar i vendit qe e vizitoni, qe te perfshije ne program edhe propozimin tuaj dhe pregadisni ndonje gje, p.sh. ne ndonje party mund te e merrni mikrofonin, te kendoni dic dhe ne fund te pyesni “A do martohesh me mua”?.

Propozoni ne vendin ku jeni takuar per here te pare. Ky vend nuk do ju kerkonte pregaditje te shumta, pasi qe vendi vet eshte i vecante. Bejeni ne menyre shume te thjeshte, dhe mos i tregoni se ku po shkoni. Pasi te arrini ne ate vend, filloni te flisni per heren e pare kur jeni takuar, per ate se si ju beri te ndiheni, se cka ju pelqeu tek ajo etj. Gjithashtu flisni per veshtiresite qe i keni perballuar dhe per ate se “do donit te perballoni akoma veshtirsi me te”. Pas gjithe kesaj, eshte koha te ja merrni vemendjen dhe te e fokusoni tek ju, nxjerreni unazen dhe pyeteni “A do martohesh me mua?”..

Propozoni me nje audio-video prezantim qe e keni bere ju vete. Beni disa editime, bashkime e montazhe te fotove qe i keni bere bashke, duke e vendosur pastaj ne nje CD apo DVD. Pastaj i thuani asaj se shikimi i DVD-se do te thote shume per ju. Ne fund te videos shkruani “A do martohesh me mua?” dhe nje klip te vogel ku shfaqeni ju duke mbajtur unazen.

Propozoni ne ndonje dhome hoteli te rregulluar mire. Kjo duhet te jete ne ndonje rast special, psh ditelindja e saj apo juaj, apo dicka qe e festoni se bashku. Thirreni ne telefon dhe tregoni vendndodhjen tuaj. Tregoni hotelin, numrin e dhomes, dhe leni deren e hapur ne menyre qe ajo te mund te hyje lirshem. Para se te vije pregadisni gjithcka: lule te shperndara, muzike te lehte, shampanje… Kur ajo te afrohet dhe te surprizohet(keshtu duhet te ndodhe :P) tregoni se cfare po ndodh, beni disa hapa drejt saj, merrni doren e saj dhe pyetni “A do ta kem nderin qe te jem burri juaj?”.

Propozoni me nje shkrim ne ajer. Kjo mund te jete pak me veshtire e realizueshme, por megjithate eshte nder metodat me romantike dhe kreative njekohesisht. Kjo metode preferohet ne ndonje ambient te hapur, ku ajo me te vertete mund te shoh dhe te kuptoj se per cfare behet fjale. Dhe perderisa jeni bashke, dhe ajo po sheh ate qe po ndodh larte, ju ja merrni doren dhe ja beni propozimin.

Propozoni gjate pushimit te nje ndeshjeje. E tera qe ju duhet eshte loja e preferuar, nje fushe(sigursisht), nje unaze, dhe ca “lidhje te brendshme”. Thjesht, gjate pushimit, i thua nese mund te ju jape 5 minuta te kohes se saj, dhe me nje kurajo te madhe ia thuani fjalimin dhe ia beni propozimin.

Gjithashtu si metoda tjera te propozimit keni edhe gjate ndonje emisioni ne TV, gjate ndonje pushimi qe kaloni bashke, gjate kohes kur lajmeroni ndonje pushim e te tilla. Poashtu, mund te kerkoni ne google apo youtube video dhe artikuj te ndryshem me metoda kreative per propozim.

Qysh me maru Pankarte Proteste me mjete te zyres?

Qysh me kriju flamura të vegjël?