Qysh Me i Pa Webfaqet ne 3D me Mozilla Firefox?

Mozilla Firefox eshte shfletues shume i fuqishem, dhe tani me disa mundesi shume interesante nder to edhe pamjen 3D.  Me versionin e fundit Firefox 11 eshte e mundur qe ti shihni te gjitha elementet e webfaqes ne perspektiven 3 dimensionale.

Krejt cka duhet te beni eshte te hapni faqen e deshiruar, dhe me pas nga menyja kryesore e shfletuesit Firefox te zgjedhni opcionin Web Developer, dhe me pas Inspect.

Me pas klikoni ne butonin 3D qe gjendet ne pjesen e djathte-poshte te dritares se shfletuesit Firefox.

Tani mund ta shihni webfaqen ne 3D me te gjitha elementet e saj. Mund te manipuloni me pamjen duke perdoru mausin per ta levizur perspektiven nga e cila e shikoni webfaqen, apo edhe ta afroni/largoni duke perdorur rroten e mausit.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME