Qysh me i ngjyros vezët për pashkë me fëmijë?

Ngjyrosja e vezëve është një mënyrë argëtuese për të festuar pranverën dhe për ti shtuar ngjyrë festës së pashkëve.

Nevojiten:

  • vezë
  • ngjyra për vezë
  • uthull
  • ujë.

1.Vendosni vezët në një tenxhere dhe mbuloni ato me ujë të ftohtë.

Pasi të zihen lihen të ftohen në ujë të akullt për 5 minuta.

2.Ndërkohë që vezët janë duke u ftohur, përgaditni sipërfaqen në të cilën do të ngjyrosni vezët.

Mbuloni sipërfaqen me gazetë apo letër për pjekje, pasi që në fund është shumë e lehtë ta largoni dhe nuk  do të keni papastërti.

3.Gotat e plastikës janë shumë të përshtatshme për ngjyrosjen e vezëve.

Përcillni udhëzimet e ngjyrës, që zakonisht kërkojnë ujë në temperaturë dhome dhe pak uthull.

4.Përgaditni ngjyrën në ngjyrat e dëshiruara, dhe vendosni vezët brenda në gotë për 5 minuta.

5.Me kujdes largoni vezët me lugë, thani me letër kuzhine dhe vendosini në karton të vezëve që të thahen.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME