Qysh me i mësu fëmijët për paratë?

Gjatë rritjes, fëmijët fillojnë të mendojnë më shumë për paratë, dhe është proces i rëndësishëm që t’i mësoni së qysh me i kursy më shumë, qysh me shpënzu më mençur. Në këtë kohë krize financiare, është shumë e dhimbshme nëse nuk arrini t’i plotësoni dëshirat që fëmijët tuaj kërkojnë si dhuratë për ta. Mirëpo mënyra më e mirë është që t’u jepni fëmijëve mësime të vlefshme për financat dhe të kuptojnë që bota funksionon me anë të një buxheti.

Qysh me i mësu fëmijët për paratë?

Ekspozoni fëmijët me realitetin. Fëmijët çuditërisht çdo herë e më shumë janë të vetëdijshëm me atë se çfarë po ndodh në botë. Dhe nëse nuk e dijnë që ka kohëra kur Babi dhe Mami shpesh hasin në vështirësi që t’i mbulojnë shpenzimet, është koha që ta mësojnë. Duke i anashkaluar fëmijët për problemet financiare nuk ju ndihmon as ju si prindër e as fëmijëve. Kuptimi për financat personale është një nga aftësitë më të vlefshme që një person mund të ketë. Nuk vlen përgjigja që ju thuhet fëmijëve që paratë nuk rriten në pemë. Domosdosmërisht duhet të ketë qasje tjetër.

Qysh me i mësu fëmijët për paratë? 1

Tregojuni fëmijëve të vërtetën. Ata janë shumë mendje mprehtë. Nëse keni qenë të shqetësuar ditëve të fundit, fëmijët sigurisht që e kanë vënë re. Në vend se të t’i leni të mendojnë se pse prindërit po punojnë shumë kohën e fundit dhe po flasin për paratë, shpjegojuni (në gjuhën e tyre) se çfarë po ndodh me financat në shtëpi. Kjo shpjegon se pse pushimet kanë munguar, pse lodrat nuk janë shumë të pranishme si me parë, etj.

Qysh me i mësu fëmijët për paratë? 2

Shpjegojuni se sa kushtojnë gjërat. Shumë prindër habiten kur kuptojnë që fëmijët e tyre nuk e kanë idenë se sa kushtojnë gjërat, dhe kjo është për arsye se kurrë nuk kanë shpjegimin e duhur. Për shembull fëmijët ndoshta nuk e dijnë se uji i nxehtë kushton më shumë se uji i ftohtë, ose nxemja në shtëpi i rritë faturat mujore. Mirëpo këto shpjegime do t’i mësojnë ata se qysh me kursy dhe në këtë mënyrë të kursehet edhe buxheti familjar. Mundeni edhe të ju tregoni faturat për çdo shpenzim mujor dhe t’ju tregoni vlerën e tyre për secilën. Njoftoni fëmijët se sa janë shpenzimet e jetesës për familjen tuaj dhe të njejtën kohë shpjegojuni mënyrat se qysh munden me ndihmu për kursimet në shpenzime.

Qysh me i mësu fëmijët për paratë? 3

Dhuratat. Prindërit kanë dëshirë të jenë bujar duke ju dhënë para fëmijëve mirëpo ju duhet të siguroheni që fëmijet janë të njohur me konceptin e përgjegësisë. Mësoni fëmijët për rëndësinë që mos ta tejkalojnë buxhetin e tyre me shpenzime. Mirëpo as nuk duhet që diktoni shpenzimin e çdo centi, por do të ndihmojë shumë në menaxhimin e tyre nëse i pyesni kohë pas kohë se sa para i kanë në xhep dhe sa kanë shpenzuar sot. Inkurajoni fëmijët që të kursejnë në mënyrë më vonë të blejnë diçka që e dëshirojnë. Për shembull fëmiu juaj 12 vjeçar dëshiron të blej biçikletë. Bëni një marrëveshje se në rast se ai/ajo kursen një shumë të caktuar ju do të kontriboni duke shtuar pjesën tjetër. Fëmijët do të jenë më të përgjegjshëm dhe të vetdijshëm kur kuptojnë se sa e vështirë është që t’i mbajnë parat pa i shpenzuar.

Qysh me i mësu fëmijët për paratë? 4

Fëmijët mësojnë nga ajo që e jetojnë. Mund të duket shumë mendim praktik, mirëpo ju – Mami dhe Babi – jeni mësuesit më me ndikim të fëmijëve tuaj. Nëse ju si prindër tejkaloni shpenzimet në buxhet, shpenzoni pa planifikim, fëmijët këtë do ta vërejnë dhe do ta përvetësojnë këtë shprehi si diçka normale. Nuk vlen thënia në edukimin e fëmijëve “bëj atë që të them unë, dhe jo atë që bëj unë.”

Qysh me i mësu fëmijët për paratë? 5

Zvogëloni ekspozimin e tyre ndaj reklamave. Kjo mund të bëhet duke shkurtuar kohën e ekspozimit ndaj televizorit. Poashtu ndihmon nëse ju lëshoni të ndjekin DVD apo ndonjë material tjetër që është regjistruar më herët. Natyrisht se është e pamundur që të shmangen reklamat komplet, por ndihmon nëse ju tentoni që t’ju shpjegoni se çfarë është prapavija e këtyre reklamave.

Qysh me i mësu fëmijët për paratë? 6

Mësoni se qysh me ble mençur. Shopingu familjar qoftë për ushqim apo ndonjë gjë tjetër, është mundësi e mirë që fëmijët të kuptojnë për shpenzimet. Do ta kuptojnë që vendimet për blerje mirren në bazë të nevojave që familja ka. Këto blerje janë një mundësi e mirë që t’i mësoni fëmijët se sa kanë vlerë produktet dhe pse zgjedhni një produkt ndaj tjetrit.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME