Qysh me i kujtu gjerat e humbura?

Njerëzit gjatë ditës harrojnë të paktën tri gjëra, por shqiptimi i tyre me zë të lartë, gjumi më i gjatë dhe relaksimi mund t’ju ndihmojnë në kërkimin e informatave të harruara, zbulon studimi.

Qysh me i kujtu gjerat e humbura

Për shkak të obligimeve të shumta harrojmë gjërat më elementare: ku i kemi lënë çelësat apo a i kemi fikur aparatet, ka treguar hulumtimi mbi harresën, të cilin në 2000 njerëz e ka kryer enti për konsumatorë Avery.

Nëse nuk mund të kujtojmë nëse e kemi fikur hekurin apo shporetin, kjo është sepse këtë gjë e bëjmë në mënyrë automatike, ashtu siç ecim apo vozisim biçikletën. Ekspertët këshillojnë që pasi që ta keni fikur hekurin, të thoni me zë të lartë: “e kam fikur hekurin”. Nuk ka arsye për t’u shqetësuar sepse shumica e njerëzve harrojnë për shkak të shprehive, automatizmit, dhe jo për shkak të sëmundjes.

Është e nevojshme një sasi e caktuar e hormoneve të stresit që mendja të mbetet e mprehtë dhe racionale. Stresi është mekanizëm natyral i cili rrit vigjilencën dhe forcën, por vetëm për një kohë të shkurtër, paralajmërojnë ekspertët.

Sasia shumë e madhe e stresit, në mënyrë të dëshmuar redukton mundësinë e të menduarit produktiv dhe mbajtjes në mend, ndërsa dëgjimi i muzikës ose meditimi ndihmojnë mbajtjen e hormoneve në nivel të pranueshëm.

“Të gjitha aktivitetet gjatë të cilave truri juaj pushon e ndihmojnë kujtesën apo mbajtjen në mend”, thekson psikologu, dr. McDaniel. Biologu, dr. Medina, thotë që grindja e ashpër është një nga shkaqet më të shpeshta të harresës. Për të me siguri do të mendoni derisa ktheheni nga puna dhe do të harroni të ktheni nga banka, paralajmëron dr. Medina.

Vetëm një orë gjumë më pak në ditë në mënyrë afatgjate ndikon në mbajtjen në mend dhe shëndet, ka treguar Mary A. Carskadon, eksperte për gjumë. Pikërisht gjatë gjumit truri i organizon informatat.

Stimulojeni mendjen dhe do të kujtoheni

E harroni shpesh emrin e personit të cilin e keni njoftuar, përsëriteni qetë në vete tri herë, thonë ekspertët. Dhe nëse shpesh ju mundon se ku i keni lënë çelësat pasi që keni mbyllur dyert e banesës, ka shumë mundësi që truri juaj është “i zënë” me diçka tjetër. Nëse e thoni me zë të lartë se ku i keni lënë, nuk do të harroni.

Thoni “kujtohu” në vend të “mos harro”

Nëse shpesh harroni adresat e e-mailit, PIN-ët apo passwordët, kini parasysh që truri nuk është i “i dizajnuar” të mbajë mend të dhëna të tilla, thonë ekspertët.

Informatat e tilla për një kohë të shkurtër qëndrojnë në tru, sepse janë monotone për të. Automatizimi dhe soditja në mendime janë nxitës të harresës, ndërsa aleati më i mirë i trurit është grupimi.

“Nëse nuk mundoheni të mbani mend PIN-ët apo passwordët, truri nuk do ta bëjë këtë”, thekson eksperti për mbajtje në mendje, Zaldy S. Tan. Informatës “monotone” duheni t’i shtoni diçka të rëndësishme që do t’ju nxisë që të kujtoheni. Nëse miku juaj e ka ditëlindjen më 10 janar, mbani mend që kjo është 10 ditë pas Vitit të Ri. Nëse harroni pse keni hyrë në dhomë, vizualizoni se për çfarë keni nevojë para se të niseni. Shtoni edhe që subjektit për të cilën keni nevojë “ngjitjani” një situatë të njohur.

Kujtohuni në mëngjes që duhet të blini qumësht kur të ktheheni në shtëpi, gjysmë minute paramendoni se si e pini apo si e shtoni në kafe. Dhe pastaj përsëritjani vetes “kujtoje” – dhe ky përkujtim pozitiv ndikon më mirë se sa “mos harro”.

E kam në maje të gjuhës, por nuk më kujtohet…

Sa më të vjetër që jemi, gjithnjë e më shpesh harrojmë fjalët apo emrat e miqve të vjetër, thekson dr. Edgerly. Ajo po ashtu shton që për shkak të kësaj nuk kemi nevojë të shqetësohemi sepse kjo u ndodh të gjithëve. Por kryerja e shumë gjërave përnjëherësh është armik i mbajtjes në mend. Prandaj, pushojeni trurin dhe kryeni një nga një.

Kuleta dhe çelësi të kenë gjithmonë vendin e vet

Nëse harroni se ku i keni lënë çelësat, kuletën apo biletën e autobusit, ta dini që shkaku i kësaj është që jeni të preokupuar me diçka tjetër. Kushtojuni vëmendje momenteve kur i lini çelësat apo kuletën, ndërsa më së miri është që gjithmonë të lihen në vendin e njëjtë, këshillon Elizabeth Edgerly, eksperte për sëmundjen e Alzheimerit.

Top 10 gjërat që harrohen më së shumti

– Kthimi i telefonatës pas një thirrjeje të humbur

– Përgjigjja në e-mail

– Emrat e njerëzve

– Urimi i ditëlindjes

– Mbushja e telefonit

– Ujitja e luleve

– Marrja e letrave të shtypura

– Incizimi i serialeve televizive

– Marrja e çelësit të banesës

– Përvjetori i martesës apo i lidhjes

Me ushtrime të rregullta edhe truri do të punojë më mirë

Nuk ka viagër për kujtesë, thotë doktori i psikologjisë, Mark McDaniel, por ndryshimet e vogla në stil të jetesës mund t’ju ndihmojnë në mbajtjen në mend dhe në shëndetin e përgjithshëm të organizmit. Ai këshillon të lëvizni sepse me aktivitetin e rregullt do të reduktoni në gjysmë mundësinë e dementias.

Çdo tru “trajnohet” ndryshe, prandaj zgjidhni metodën që ju përgjigjet

Hulumtimet thonë që vetëm zgjidhja e fjalëkryqit nuk ndihmon. Për shembull, nëse i bini pianos, tentoni të mbani mend të gjithë koncertin e Bachut, ndërsa shoqërimin me miq shndërrojeni në debat për një libër, të cilin e keni lexuar, këshillon biologu, dr. Medina.

Frutat malore, brokoli, lëngu i portokallit, liri dhe spinaqi janë të mira për kujtesë

Çka është mirë për trupin, është mirë edhe për trurin. Kështu, ushqimi adekuat është kyç. Hulumtimet tregojnë që shëndeti i trupit dhe i trurit është i lidhur me acidet omega-3, të cilat gjenden në salmon, sojë dhe farat e lirit, si dhe në antioksidantë, të cilat gjenden në frutat malore, spinaq dhe brokoli. Kujtesën do ta rritni edhe më lëngun e portokallit dhe me perime të gjelbra.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME