Qysh me i dizajnu filxhanët e bardhë?

Nevojitet:

  • ujë i ngrohtë
  • kovë apo enë plastike e thellë
  • rrëmojsa
  • ngjyra të ndryshme të llakut të thonjëve.

1.Mbushni kovën e plastikës me ujë të ngrohtë.

Merrni shishen e llakut dhe afrojeni tek uji dhe vendoseni në disa vende të ndryshme.

Nëse llaku bie në fund të kovës, do të thotë që shishen e llakut e keni mbajtur larg ujit.

2.Duke vepruar shpejtë, me anë të rrëmojsës krijoni dizajne në sasinë e llakut.

3.Në momentin që llaku është shpërndarë në sipërfaqen e ujit, futni filxhanin në kovë deri në atë pikë ku dëshironi të dizajnohet me llak, dhe vendosini në një letër të thahen.

4.Njësoj mund të veproni me disa ngjyra të llakut.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME