Qysh me i ditë produktet që shkaktojnë fryerje?

Edhe pse ndryshimi në peshë te gratë është normal, ndonjëherë nuk jemi ne përgjegjës për stomakun e fryrë.

Këta janë shkaktarët kryesorë që ju bëjnë të dukeni më të shëndosha, se sa jeni në fakt.

Qumështi

Ne të gjithë e dimë se qumështi në sasi të tepërt nuk është i shëndetshëm për shëndetin.

Por në qoftë se ajo ju shkakton probleme me kapsllëkun, ndoshta problemi është se trupi juaj nuk e toleron laktozën.

Niseshte

Nëse produktet që janë të pasura me niseshte ju shkaktojnë fryrje të stomakut, ju nuk keni përse ta shkatërroni dietën tuaj, por thjesht përzgjidhni ato ushqime që nuk ju bëjnë keq.

Gruri, elbi dhe thekra përmbajnë sasi të mëdha të ‘fructan’, që shkakton fryrje.

Është më mirë që të hani më shumë patate, oriz, misër dhe tërshërë në pjatat tuaja, të cilat përmbajnë shumë më pak “fructan”.

Fruta

Molla dhe dardha mund të shkaktojnë fryrje.

Edhe pse frutat janë të mbushura me përbërës të shëndetshëm si vitamina dhe minerale, edhe ato mund të jenë një shkak për fryrjen e stomakut.

Arsyeja qëndron te sasia e fruktozës dhe glukozës. Më mirë të zgjidhni agrume, rrush, apo ndonjë frut tjetër që nuk e shkakton këtë problem.

Zëvendësues të sheqeri

“Sorbitol”, “mannitol”, “xylitol” janë ëmbëlsues artificialë që gjenden në të ashtuquajturat pije dietike. Nëse pas konsumimit të ushqimit dietik dhe pijeve dietike përjetoni fryrje, ju duhet të shmangni produkte të tilla.

Mund të përdorni në vend të tyre ëmbëlsues natyralë të tilla si stevia.