Qysh me i ditë llojet e çrregullimeve të gjumit?

Llojet e çrregullimeve të gjumit ndryshojnë sipas rasteve specifike, gjithashtu edhe simptomat janë të ndryshme.
Disa njerëz kanë shqetësime vetëm për shkak të gjëndjes së tyre shëndetësore, disa të tjerë kanë probleme vetëm nga pakujdesia që tregojnë ndaj gjumit.

Pagjumësia është një ndër problemet që hasim më shpesh tek njerëzit që vuajnë nga çrregullimet e gjumit:

  • Paaftësia për të të zënë gjumi
  • Zgjimet e herë pas herëshme gjatë natës
  • Zgjimi shumë i hershëm në mëngjes
  • Kur nuk të zë gjumi

Problemet me frymëmarrjen
Problemet me frymëmarrjen mund t’ju qojnë në çrregullim të gjumit, çka shkakton gërhitjen e shpeshtë dhe të fortë gjatë gjumit.

Problemet neurologjike
Problemet neurologjike mund të prishin gjumin. Narkolepsia është një lloj i çrregullimit të gjumit që është neurologjike në natyrë. Njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim i zë gjumi papritur dhe pa paralajmërim.

Çrregullimet e lëvizjeve të tepërta gjatë gjumit
Një çrregullim tjetër i gjumit është edhe nëse lëvizni tepër gjatë gjumit. Është një sindromë që quhet lëvizja e pavullnetshme e gjymtyrëve gjatë gjumit, që sjell ketë tip çrregullimi.

Hipergjumi
Në shumë lloje të çrregullimeve të gjumit kemi vënë re që kanë tendencën të përqëndrohen e privimit të gjumit, hipergjumi përfshin në vetvete kur personi fle më shumë gjumë seç duhet, në rastin konkret kjo ndodh kur ai vuan nga depresioni ose nga problemet neurologjike.

Mbase nuk i vlerësoni sa duhet këto tipe të çrregullimeve të gjumit, por nuk duhen lënë pas dore, pasi mund të shfaqin më vonë probleme shëndetësore.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME