Qysh me i ditë dëmet nga teknologjia tek fëmijët?

Nëse më përpara fëmijët qanin kur u merrje lodrat nga duart, tani qajnë kur u merr celularin.

Ndonëse prindërit mahniten pas aftësisë që ka një i vogël për të naviguar në internet, vlen për t’u thënë se kjo rutinë shkakton jo pak probleme në zhvillimin mendor të fëmijëve.

Një studim i ri i paraqitur këtë javë në Pediatric Academic Societies Meeting, paraqiti të dhëna tronditëse rreth fëmijëve 6 muaj deri në 2 vjeç që përdornin tabletët apo celularët rregullisht.
Hulumtimi, i udhëhequr nga Dr Catherine Birken, zbuloi një lidhje mes kohës së kaluar para ekranit dhe vonesës së fëmijëve për të folur. Prindërit e rreth 900 fëmijëve raportuan kohën që kalonin fëmijët e tyre me celularë dhe studiuesit më pas vlerësuan zhvillimin e gjuhës tek këta fëmijë.

Specialistët dolën në përfundimin se për çdo 30-minuta para ekranit rritet me 49% rreziku i prapambetjes së lobit të të shprehurit.

Ky hulumtim nuk ka gjetur ndonjë lidhje tjetër midis fushave të tjera të komunikimit si gjuha e trupit dhe aftësitë sociale.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME