Qysh me hekurosë këmishën?

  1. Kur të hekurosni këmishën, hekurosja fillon nga jaka. Së pari hekurosni pjesën e cila kthehet, edhe atë duke e shtypur fort hekurin dhe pastaj ngadalë kaloni nëpër të. Pastaj jaka hekuroset në anën tjetër dhe rezultatet më të mira do t’i merrni nëse atë pak e tërheqni me dorë që hekuri të kalojë më lehtë përmbi.
  2. Kur të mbaroni me jakën, hapi tjetër janë krahët. Ato zakonisht paraqesin problemin më të madh për ato të cilat nuk kanë shumë përvojë në bërjen e kësaj punë shtëpiake. Ideale është kur keni dërrasën e veçantë për hekurosje, sepse në atë rast, krahët vetëm duhet që t’i shtrini mbi dërrasë dhe t’i hekurosni në detaje. Mirëpo, nëse jeni njëra nga to që nuk e keni këtë dërrasë, atëherë i shtrini krahët mirë dhe i hekurosni në të dy anët. Këtu mund të përdorni edhe një truk: Mbështillni një peshqir dhe futeni atë në krah të këmishës dhe ashtu hekuroseni. Me këtë do t’i ikni krijimit të rrudhave gjatë hekurosjes. Manzhetat hekurosni në të dy anët edhe atë duke kaluar me hekur mbi to, prej lartë-poshtë.
  3. Pastaj hekuroset pjesa e përparme e këmishës, edhe atë prej poshtë kah krahët. Kur hekurosni pjesën në të cilën gjenden pullat, tërhiqeni mirë me dorë dhe pastaj thellësisht hekuroseni hapësirën mes pullave. Këtë mund ta bëni më së lehti nëse këmishën e vendosni në ndonjë material të butë, ashtuqë pullat të zhyten në të.
  4. Kur puna më e madhe thuajse është kryer, koha është që të argëtoheni me sipërfaqen që ndan pjesën e përparme me atë të pasme të këmishës. Shtypeni shumë fort hekurin në këtë pjesë dhe hekuroseni mirë.
  5. Kur të keni përfunduar me pjesën e përparme, këmishën vendoseni në dërrasë dhe ngadalë hekuroseni brendinë.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME