Shendetli me Mjalte

Shendetlia me mjalte, eshte nje recete tipike shqiptare e cila pregatitej kryesisht ne raste festash, sidomos per Vitin e Ri. Per shkak te thjeshtesise se perberesve me te cilen gatuhet, sot mund ta pregatisim ne cdo periudhe te vitit duke sjell ne tavoline shijen autentike te nje embelsire tradicionale.

 

 

 

 

 

 

Perberesit per nje tave:

  • 500gr miell
  • 200gr sheqer
  • 120gr gjalpe ne temperature ambienti
  • 2 veze
  • 80gr arra te qeruara dhe te pjekura sipas deshires
  • 3 luge mjalte
  • nje maje luge sode

Perberesit per shurupin:

  • 3 gota uje
  • 3 gota sheqer
  • pak vanille

Gatimi:

Ne nje tas te thelle, rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik vezet me sheqerin derisa perberja te fryhet dhe te zbardhet. Shtojme nje nga nje mjaltin, gjalpin, arrat e grira, mielli dhe soden e bukes.E punojme brumin pak momente me dore ne menyre qe perberesit te bashkohen me njeri tjetrin, por brumi nuk duhet ne asnje menyre te rezultoje elastik.

E hedhim ne nje tave te lyer me gjalp dhe te sperkatur me pak miell, e nivelojme me ndihmen e nje spatule dhe e vendosim ne furre te parangrohur ne 180°C per 35-40 minuta, apo derisa siperfaqa te kete marre ngjyre kafe. E nxjerrim nga furra, e presim ne rombe dhe nderkohe qe shendetlia ftohet ne temperature ambjenti, pregatisim shurupin:
vendosim per tu ziere (maksimumi 7 minuta) ujin me sheqerin dhe pak vanilje ne zjarr mesatar, dhe e leme shurupin te vaket (aq sa te na e duroje gishti). Kur shendetlia te jete ftohur, i hedhim shurupin e vaket derisa ta thithi plotesisht dhe e sperkasim siperfaqen me pak arra te grira.

 

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME