Perberesit:
- 1 1/2 filxhane caji uje,
- 1 1/2 filxhane caji sheqer,
- 1 pako gjalpe 125 gr,
- 2 filxhane caji me miell,
- sipas deshires: arra, stika pishe, bajame, rrush te thate, etj…
Gatimi:
Ne nje tenxhere, veme te pergatisim sherbetin me ujin dhe sheqerin ne zjarr te embel. Nderkohe, shkrijme gjalpin ne nje tigan e shtojme miellin.
E perziejme here pas here, duke perdorur nje zjarr shume te ulet dhe vazhdojme gatimin, per disa minuta derisa te filloje mielli te shqitet nga anet e enes. Ne kete pike, shtojme mbi miell sherbetin dhe e perziejme qe te krijojme nje brum te njetrajtshem. Shtojme frutat e thata te zgjedhura ne copeza dhe kur brumi shqitet nga tigani, hallva eshte gati.
E ndajme luge- luge sa eshte akoma e ngrohte, por shijohet e ftohte.
Pune te mbare!