Embelsire me Çokollate

Përbërësit:
– 1 gotë e ujit sheqer,
– 1 gotë vaj,
– 1 gotë grizë,
– 1 gotë arra të bluara dhe pak rrush të thatë,
– 2 vezë,
– lëvorja e një limoni.
Për fill:
– 200 gram çokollatë,
– lëngu i limonit me disa pika ujë.

Përgatitja:
Vezët dhe sheqeri tunden derisa të përzihen mirë, pastaj qitet yndyra dhe përsëri përzihen derisa të trashet masa. Shtohet grizi, arrat e bluara, rrushi i thatë dhe lëvorja e një limoni.
Të gjitha këto përzihen mirë, qiten në tepsi të lyer me yndyrë dhe piqen. Ëmbëlsira e pjekur lihet të ftohet dhe pastaj lyhet me çokollatë ose me shërbet të trashë ku është shtrydhur limoni.