Qysh me fshi ndonjë email adresë e cila ruhet në web faqe?

Shpesh herë ndodhë që, kur ju i qaseni një web faqeje, aty ruhet ndonjë email adresë, emër përdorues i padëshirueshëm. Për t’i fshirë ato veq e veq, pra ndonjë të caktuar, atëherë përdorni hapat e thjesht në vijim. Fjala është për fshirjen e adresave që ruhen si në foton në vijim:

qyshm1

Hapi 1:
Vizitoni faqen në të cilën dëshironi të fshini email adresën e ruajtur apo emrin përdorues.

Hapi 2:
Klikoni në kutinë ku duhet shkruar emaili.

Hapi 3:
Pasi nën kuti të shfaqet emrin përdorues apo emaili që dëshironi ta fshini, vendosni kursorin e mausit mbi të.

Hapi 4:
Pastaj klikoni SHIFT + DELETE në tastjerën tuaj, ose nëse përdorni laptop, shtypni sëpari butonin Fn pastaj SHIFT + DELETE.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME