Qysh me e mbajtë fytyrën e pastër gjatë javës?

Askush nuk ka kohë për maska të përditshme, por një herë në javë po, të dielën po. Në kuzhinë i ke përbërësit që të mbajnë fytyrën të pastër për gjithë javën. 

Kjo është një metodë shumë e thjeshtë dhe natyrale. Për të gjithë ata që vuajnë nga yndyra, sidomos, por edhe për fytyrat me probleme.

  1. Fillimisht, përziej një lugë gjelle e gjysmë sodë buke me një lugë gjelle ujë. Nëse nuk krijohet një lloj kremi, atëherë shto edhe pas sodë.
  2. Pastroje fytyrën me ujë të ngrohtë, por jo shumë të ngrohtë dhe pastaj aplikoje përzierjen me kujdes.
  3. Nëse ke fytyrë të yndyrshme, mbaje për rreth 10 minuta derisa lëkura ta ketë thithur masën. Nëse ke fytyrë të ndjeshme, atëherë kujdes nëse mund të të irritohet dhe mbaje më pak minuta.

Në fund shpëlaje fytyrën me ujë të ngrohtë dhe mos harro të aplikosh kremin hidratant në mënyrë që lëkura të mos thahet.