Qysh me ditë sa shpesh duhet ngjyrosur flokët?

Shpesh herë vendosni të lyeni flokët, qoftë për një pamje të re në verë apo një ndjesi pak më dramatike në vjeshtë.

Por rregull i përgjithshëm është që duhet të pritni të paktën tetë javë para se të lyeni flokët. Por, një gjë e tillë jo çdo herë është e nevojshme, andaj varet edhe nga floku juaj. 

Ja disa këshilla:

Mos e tejkaloni – Sado të përpiqeni për të ndryshuar pamjen, mos i lyeni flokët në një periudhë kohe më pak se 4 javë, sepse thjesht do i dëmtoni.

Përdorni më pak ngjyrat e hapura – Nëse përdorni ngjyra më të hapura për flokët, do të dëmtohen më shumë majat dhe do t’iu duhet të përdorni shumë maska për rregullimin e tyre.

Mbajini flokët në gjendje të mirë – Kujdesuni vazhdimisht që të keni flokë të shëndetshëm.

Kini parasysh ngjyrën që flokët tuaj mund të mbajnë – Mos u përpiqni të lyeni flokët me një ngjyrë që nuk ju shkon apo që flokët tuaj nuk e mbajnë, provoni një ngjyrë që përshtatet me lëkurën tuaj.

Lërini flokët të rriten – Përpara se të ndryshoni ngjyrat, jepuni flokëve mundësinë që të rriten. Këshillohet që të dalë njëherë ngjyra e parë dhe pastaj të përdoret një bojë tjetër.