Qysh me ditë sa shpesh duhen ndërruar peshqirët?

Peshqirët janë faktor shumë të rëndësishëm për zhvillimin dhe rritjen e baktereve dhe kërpudhave.

Në ta mund të mblidhen qelizat e vdekura të lëkurës, sekrecionet nga hunda, sekrecionet fekale dhe urinare si dhe mikrobe të tjera të shumta në banjo, duke përfshirë pikat nga filgjani i WC-së.

Patologu dhe mikrobiologu, Philip Tierno, nga Universiteti i mjekësisë në Neë York thotë se edhe pse shumica prej mikrobeve nuk ju dëmtojnë, sepse janë nga trupi i juaj, duhet konsideruar faktin se ato riprodhohen shumë shpejtë, sidomos në lagështi.

Sipas tij, në qoftë se bëhet fjalë për peshqirët për trup, të cilët ithani plotësisht, për shembull në radiator, mund të përdoren jo më shumë se tri here.

Ndërsa sipas tij, peshqirët e vegjël që i përdorni për të fshirë duart tuaja, duhet të lahen më shpesh.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME