Qysh me ditë pse dushi pëmirëson gjumin?

Bazuar në disa studime, një dush i ngrohtë në mëngjes mund të ju freskojë dhe t’ua rrisë kreativitetin. Mirëpo nëse doni të përmirësoni gjumin tuaj, dushi gjatë natës është një mënyrë për ta realizuar një gjë të tillë.

Truku kryesor është të mos e bëni dushin shumë vonë. “Ju nuk duhet ta ngrohni trupin tuaj shumë para se të flini” thotë Dr. Dianne Augelli nga Qendra e Mjekimit për gjumë në New York- Presbyterian.

Kjo ndodh sepse temperatura e trupit luan një rol shumë të rëndësishëm në përmirësimin e ritmit kardiak, çka i tregon trupit kur të ndihet për gjumë.

Gjatë ditës, temperatura e trupit në mënyrë natyrale rritet dhe në mesditën e vonë fillon të ulet, shkruan Time.

Freskimi i trupit është një shenjë që tregon se supozohet të shkohet për të fjetur, thotë ajo, kështu që ndërprerja e këtij procesi mund ta bëjë të vështirë gjumin.

Të bërit dush më herët në mbrëmje i jep trupit tuaj një shansë për t’u freskuar dhe për të tërhequr gjumin, thotë Shelby Harris, drejtoreshë në Qendrën e Mjekësisë për sjelljet e gjumit në Neë York.

Shumë studime kanë treguar se ngrohja e trupit duke bërë banjë mund të ju ndihmojë të sjellë gjumin sepse ka kohë të mjaftueshme për ta freskuar trupin më pastaj.

Bazuar në “National sleep Foundation” larja e trupit para gjumit mund të ju ndihmojë të pastroni lëkurën tuaj dhe të luftoni rrudhat si dhe të ndihmojë që kremat e natës të punojnë në mënyrë më efektive.