Qysh me deshifru Wi-Fi rrjetën të siguruar me WPA fjalëkalim me Reaver?

Wi-Fi rrjetet tashme jane daljet ne internet me te zakonshme dhe perderisa paisjet e Wi-Fi shfrytezojne ajrin si medium te shperndajne rrjetin rreziku ekziston qe cdokush mund te kycet ne te, andaj ju sigurisht qe e mbroni rrjeten tuaj me fjalekalim, a po? Duke e ditur se sa e lehte eshte te deshifrohet nje WEP fjalekalim, ju ndoshta e keni siguruar rrjeten tuaj duke perdorur protokolin e sigurise WPA.

Qysh me deshifru Wi-Fi rrjetën të siguruar me WPA fjalëkalim me Reaver

Lajmi i keq eshte se nje vegel e re, e lire, dhe open-source qe quhet Reaver zbulon vrima te sigurise ne wireless ruter dhe deshifron shumicen e fjalekalimeve me lehtesi. Pjesa e meposhtme tregon se qysh me deshifru WPA ose WPA2 fjalekalime, hap pas hapi, me Reaver dhe ne te njejten kohe se qysh me u mbrojte nga sulmet e Reaver vegles.

Se pari nje shenim: Dituria eshte fuqi, por fuqia nuk do te thote qe duhet te keqperdoret, apo te shfrytezohet per dicka ilegale. Nese dini se qysh me hape deren e mbyllur me qeles pa ndihmen e qelesit, kjo nuk ju ben hajdut. Merreni kete si artikull edukativ, pasi qe sa me shume qe dini, aq me mire e mbroni veten.

Çka Ju Nevojitet

Nuk eshte e thene te keni njohuri te thella per rrjetat per ta perdorur Reaver. Ju duhet nje DVD e zbrazet, nje kompjuter me Wi-Fi, dhe pak ore kohe ne dispozicion, dhe ju thjesht keni te gjitha armet qe ju nevojiten. Ekzistojne disa menyra se qysh me set up Reaver, por me poshte jane kerkesat specifike per kete udhezim:

  • BackTrack 5 Live DVD. Shkarkojeni Live DVD nga faqja e shkarkimit ne BackTrack dhe incizojeni ne DVD. Pasi te klikoni ne Download zgjedhni ne liste BackTrack 5 R1, pastaj zgjedhni Gnome, 32- ose 64-bit varesisht nga kompjuteri juaj (nese nuk e dini cilen e keni, zgjedhni 32-bit),  pastaj zgjedhni ISO for image, dhe pastaj shkarkojeni fajllin.
  • Nje kompjuter me Wi-Fi karde (thjeshte nje laptop mund te kryej pune) dhe me DVD drive. Backtrack punon ome shumicen dermuese te wireless kartelave te laptopeve, andaj shansat jane te medha se laptopi juaj do te kryej pune. Poashtu ju duhet edhe DVD drive ne kompjuterin tuaj pasi qe permes DVD-se do te startoni Backtrack.
  • Wi-Fi rrjete afer jush qe eshte e siguruar me WPA fjalekalim. Teknikisht, do te duhej te ishte rrjete qe pedore sigurine WPA me vecorite WPS.
  • Pak durim. Ky eshte proces me 4 hapa dhe nuk eshte teper veshtire te deshifrohet nje WPA fjalekalim me Reaver. Kompjuteri juaj do te testoj nje numer te madh kombinimesh ne ruterin tuaj para se te gjej te duhurin. Mua personalisht ky proces me ka zgjatur  2 ore e gjysme. Webfaqja e Reaver thekson se ky proces mund te zgjase nga 4 deri ne 10 ore.

Le te Fillojme me Deshifrim

Ne kete pike ju duhet ta keni te incizuar BackTrack ne DVD te futur ne laptopin prane jush.

Hapi 1:
Startoni (Boot) kompjuterin me BackTrack. Vendoseni DVD-ne ne DVD drive dhe startoni kompjuterin nga disku i DVD-se. Gjate procesit te startit, BackTrack do te ju nxis te zgjedhni moden e startimit. Ju zgjedhni “BackTrack Text – Default Boot Text Mode” dhe shtypni Enter.

Perfundimisht BackTrack do te startoje ne command line. Ne kete faze, shkruani startx dhe shtypni Enter. BackTrack do te startoj ne nderfaqen grafike.

Hapi 2:
Instaloni Reaver. Per ta instaluar Reaver ju duhet te keni qasje ne rrjete Wi-Fi per te cilen keni fjalekalim.

1. Kliko Applications > Internet > Wicd Network Manager
2. Zgjedhni rrjeten tuaj dhe klikoni Connect, shkruani fjalekalimin nese ju kerkohet, klikoni OK, dhe klikoni serish Connect.

Tani qe jeni online, instaloni Reaver. Klikoni butonin Terminal ne meny (ose klikoni Applications > Accessories > Terminal).

Shkruani: apt-get update dhe pasi qe update te perfundoj, shkruani: apt-get install reaver.

Nese gjithcka ka shkuar mire ne kete faze Reaver do te duhej te jete i instaluar. Reaver do te mbetet i instaluar deri ne momentin qe ta ristartoni kompjuterin tuaj. Ne kete faze c’lidhuni nga rrjeta duke e hapur Wicd Network Manager dhe duke klikuar Disconnect. 

Hapi 3:
Ne menyre qe ta perdorni Reaver ju duhen informatat per wireless karden tuaj, SSID te ruterit (SSID eshte thjeshte emri i rrjetit).

Per te gjetur informatat e wireless kardes tuaj, shkruani ne Terminal: iwconfig

Shtypni Enter. Ne kete moment do te duhej te shfaqet wirless karda ne ekran. Gjasat jane shume te medha qe do te quhet wlan0, por nese skeni me shume se nje wireless karde ne kompjuter, apo edhe ndonje konfigurim jo te zakonshem, athere emri mund te jete ndryshe.

Vereni wireless karden tuaj ne modin per monitorim. ne Terminal shkruani: airmon-ng start wlan0

Kjo komande do te shfaq emrin e modit te monitorimit ne ekran, te cilen do te duhet ta shkruani diku apo ta mbani ne mend. Shumicen e rasteve eshte mon0.

Gjeni SSID-ne e ruterit te cilin doni ta deshifroni. Per fund ju duhet te gjeni emrin e rrjetit. Per ta bere kete ne Terminal shkruani: airodump-ng wlan0

(Vemendje: nese airodump-ng wlan0 nuk funksionon provojeni interfejsin e monitorimit me komanden airodump-ng mon0.)

Do te ju shfaqet lista e wireless rrjetave qe i keni afer. Lista do te duket ngjajshem si ne foton e meposhtme.

Kur te gjeni rrjetin qe e keni per qellim ta deshifroni, shtyp CTRL+C  per te ndaluar rifreskimin e listes dhe kopjoni emrin e BSSID-se qe gjendet ne kolonen e pare. Rrjeti qe keni zgjedhur duhet te kete te shkruar WPA ose WPA2 ne kolonen ENC  (Nese eshte WEP lexoni udhezimin tjeter.)

Tani qe keni BSSID-ne dhe interfejsin e monitorimit, ju keni gjithcka qe ju duhet per ta startuar Reaver.

Hapi 4:
Deshifroni fjalekalimin WPA te rrjetes me Reaver. Tani ekzekutoni komanden ne Terminal duke e zevendesuar tekstin ‘bssid’ dhe ‘monitorinterface’ me emrin e BSSID-se dhe monitor interfejsit qe i keni nxjerrur me larte.

reaver -i moninterface -b bssid -vv

Per shembull, nese monitor interfejsi juaj eshte mon0, dhe BSSID eshte 8D:AE:9D:65:1F:B2 komanda do te  duket keshtu:

reaver -i mon0 -b 8D:AE:9D:65:1F:B2 -vv

Shtypni Enter, uluni pushoni, dhe lereni Reaver te beje magjine e vet. Reaver tani do te provoj nje mori te PIN-ave ne ruter. Kjo mund te zgjase. Kur Reaver te perfundoj punen e vet pamja do te dukej si ne foton e meposhtme.

Disa faktor te rendesishem qe duhet pasur ne konsiderate. Reaver ka punuar ne rastin tim saktesisht ashtu sic eshte paraqitur ne kete udhezim, por nuk do te thote qe do te punoj domosdosmerisht njejte edhe ne ruteret e tjere. Poashtu ruterin te cilin doni ta deshifroni duhet te kete signal te forte, andaj nese jeni large dhe signali eshte i dobet atehere Reaver mund te mos punoj.

Dicka tjeter me rendesi eshte se ju mund ta pauzoni procesin ne cfaredo momenti duke shtypur CTRL+C. Kjo do ta nderprej procesin, por Reaver do ta ruaj progresin per ta vazhduar heren tjeter aty ku keni mbetur perderisa nuk e ndalni kompjuterin.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME