Qysh me dergu CV-ne per te gjetur pune?

Pse të mos e postosh në internet CV-në (biografinë) tënde? Dëshiron të konkurrosh për vend pune apo që punëdhënësit e ardhshëm t’i shohin të dhënat tua – atëherë bëj diç në lidhje me këtë dhe postoje CV-në tënde në bazën tonë të të dhënave. Përcilli udhëzimet tona dhe informatat tua do të jenë duke pritur për vendin e përkryer të punës që je duke e kërkuar.

 

Bizneset:

Jeni duke kërkuar punëtorë? Vërtet keni fat – ky është vendi më i mirë për të gjetur punëtorë. Postojeni vendin tuaj të punës dhe pritni që punëtorët e mundshëm të paraqiten me CV-të e tyre të plota në mënyrë që ju t’i shfletoni dhe ta bëni zgjidhjen. Mund t’i cekni kushtet, njohurinë që kërkohet, përvojën në linjën e biznesit tuaj, të kërkoni referenca… Udhëzuesi ynë për shpalljen e vendit të punës do t’u ndihmojë ta strukturoni shpalljen tuaj ashtu siç dëshironi ta përshkruani punëtorin tuaj të përkryer. Për të parë sa e lehtë është kjo punë, shikojeni video udhëzimin tonë.