Qysh Me Deaktivizu Timeline nga Profili juaj ne Facebook ne Firefox?

Pas shume kerkesave dhe ankesave nga shume perdorues te rrjetit social me te njohur ne bote per deaktivizimin e ‘shpikjes’ me te re nga Facebook – Timeline, portali edukativ Qysh Me ka gjetur nje zgjidhje per ju vizitore. Per me shume, ndiqni hapat ne vazhdim:

1. Hapni Firefox dhe instaloni shtesen User Agent Switcher dhe restartoni Firefox.

2. Pasi te keni instaluar shtesen shkoni tek menuja kryesore dhe klikoni Tools -> Default User Agent -> Internet Explorer -> Internet Explorer 7

3. Mbyllni Mozilla Firefox dhe hapeni perseri. Hyni ne Facebook dhe freskoni disa here faqen e profilit tuaj. Profili juaj do te jete si me pare me disa ç’rregullime, mirepo ata mund te rregullohen duke instaluar kete.

Pason deaktivizimi i Timeline mbi shfletuesin Google Chrome. Shprehuni ne hapesiren per komente duke na treguar se a ka funksionuar deaktivizimi i Timeline ne Firefox.