QYSH ME APLIKU PËR TË VOTUAR NË ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME ME 11 QERSHOR 2017?

Për të aplikuar për të votuar ju nevojitet të keni:
  • Letërnjoftim apo pasaportë të Republikës së Kosovës (nëse nuk e keni asnjërën na shkruani në email adresën [email protected] dhe ju tregojmë si të votoni)
  • Kompjuter me qasje në internet
  • Email adresë për të dërguar dhe pranuar emaila
  • Printer apo mundësi për të shtypur formularin
  • Skener apo telefon me kamerë qe të mund të fotografoni formularin

Hapat që duhet ndjekur për të aplikuar janë të shënuar më poshtë:

1. Shkarkoni formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës nga linku: http://www.kqz-ks.org/Uploads/Documents/1_lvjjbwbauk.pdf

2. Shtypni formularin e shkarkuar. Për ta hapur formularin ju duhet të keni të instaluar programin Adobe Reader në kompjuterin tuaj. Atë mund ta shkarkoni falas dhe instaloni nga https://get.adobe.com/reader/

3. Plotësoni formularin me të dhënat e juaja. Shkruani qartë dhe me shkronja të shtypit. Ne fund e nënshkruani formularin.

4. Skenoni apo e fotografoni me telefon mobil formularin e plotësuar dhe nënshkruar. Kur e fotografoni i kushtoni kujdes qe i tërë formulari të jetë i dukshëm dhe i lexueshëm.

5. Skenimin apo foton e formularit e bashkangjiteni me kopjen e letërnjoftimit apo pasaportës së Kosovës (faqen e të dhënave personale) dhe së bashku i dërgoni nga email adresa juaj personale në adresën [email protected]

6. Nëse dokumeti i Republikës së Kosovës (apo UNMIK-ut) që e keni është i skaduar, në email e bashkangjiteni edhe kopjen e një dokumenti identifikues valid (letërnjoftim apo pasaportë) të shtetit ku aktualisht jetoni.

Formularin duhet ta dërgoni me email më së largu me 22 maj 2017.


Mos hezitoni që t’a shpërndani këtë artikull tek personat e tjerë që jetojnë në diasporë.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME