Qysh Me Apliku per Patent Shofer? x

Informator për pajisje me patentë shofer

Dokumentet dhe Procedurat për pajisjen me Patentë shofer të Republikës së Kosovës për herë të parë dhe shtim të kategorive.

Sipas udhëzimit administrativ Nr. 23/2008-MPB

Kërkesa për pajisje me patentë shofer për herë të parë ose shtim të kategorive bëhet në njësitë rajonale të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit (MTPT). Në këto raste kërkohen këto dokumente:

 

  1. Certifikata mbi dhënien e provimit,
  2. Kopja e letërnjoftimit ose e pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie,
  3. Certifikatën nga Gjykata për kundërvajtje që nuk udhëhiqet procedurë ndaj atij personi,
  4. Kopjen e patentë shoferit në rast se ka bërë shtimin e kategorive,
  5. Fletëpagesa me shumë prej 20 euro,
  6. Dëshmi në rastin e ndërrimit te të dhënave personale,
  7. Certifikatën Shëndetësore.

Burimi: http://www.rks-gov.net/sq-AL/Qytetaret/Shtetesia/Pages/PatenteShoferi.aspx

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME