Qysh Me Aktivizu GPRS ne Vala?

Si aktivizohet GPRS?

GPRS aktivizohet përmes njërës nga zgjedhjet e mëposhtme:

• Regjistrimit online në www.valamobile.com/gprs;
• Vizitës në Qendrën më të afërt të Kujdesit ndaj Konsumatorëve;
• Thirrjes në 555 për përkrahje në Qendrën e Thirrjeve.

Kërkesa për aktivizimin e shërbimeve GPRS në rast të mbingarkesës mund të zgjasë deri në 48 orë.

vala 4gSi konfigurohet GPRS?

Klikoni në  “Si të konfigurohet GPRS” në www.valamobile.com/gprs.

Gjeni llojin tuaj të telefonit mobil dhe ndiqni udhëzimet.

A mund të shkëmbehen SMS ose të bëhen thirrje gjatë përdorimit të GPRS?

Po, përveç gjatë shkarkimit.

 

Çka është Internet – GPRS?

General Packet Radio Service (GPRS) është shërbim i teknologjisë valore në telefoninë mobile i cili u ofrohet shfrytëzuesve të rrjetit GSM. Ka shpejtësi mesatare prej 56 deri 115 kbps dhe lidhje të vazhdueshme në internet, duke përdorur kanalet e rrjetit GSM.

Çka mund të përfitoni nga GPRS?

• Qasje në internet përmes telefonit mobil në çdo kohë dhe kudo që të jeni;
• Shfletimin e faqeve të ndryshme në internet;
• Shkëmbimin e postës elektronike;
• Bisedë përmes internetit;
• Transfer të të dhënave;
• Përdorimin e shërbimeve zbavitëse dhe aplikacioneve tjera.

A funksionon  GPRS në të gjitha llojet e telefonave mobilë?

GPRS mund të përdoret nga të gjithë telefonët mobil që e përkrahin këtë teknologji.

 

Ku mund të gjenden informata shtesë për GPRS?

Për informata shtesë vizitoni website-in tonë në:

www.valamobile.com/gprs ose thirrni 555 (falas) në Qendrën e Kujdesit për Konsumatorë.