Qysh me matë shpejtësinë e internetit tuaj?

Ekzistojnë dhjetëra webfaqe, të cilat mundësojnë matjen e shpejtësisë së internetit tuaj falas, dhe shpejt. Gjithashtu duhet të kuptoni se, shpejtësia e internetit tuaj ndahet në Download dhe Upload që do të thotë se njëra paraqet shpejtësinë e shkarkimit nga webi, ndërsa tjetra ngarkimi i ndonjë fotografie apo diçkaje tjetër në web, ku të dyjat së bashku e përfshijnë shpejtësinë e internetit tuaj.

dial_demo

Hapi 1:
Vizitoni speedtest.net

Hapi 2:
Pritni derisa të hapet, pastaj klikoni në butonin ku shkruan “BEGIN”.

Hapi 3:
Pritni derisa të filloj testi, kur të kryhet ju mund të shihni shpejtësinë e internetit tuaj në Mbps, ku njëra paraqet “Download speed” e cila është zakonisht më e lartë dhe përdoret shumë më shumë nga përdoruesi sesa “Upload speed” e cila zakonisht është më e ulët.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME