Qysh me largu çamçakëzin nga lëkura?

Largimi i çamçakëzit nga lëkura shpesh mund të jetë jo i lehtë. Zakonisht çamçakëzi nuk mbet në lëkurë nëse nuk shtypet apo shkrihet në të. Pa marrë parasysh se në çfarë lëkure është, ekziston një mënyrë që çamçakëzi të largohet nga ajo me dëm shumë minimal apo pa dëm fare.

sakez ne lekure

1. Ngrije çamçakëzin me akull. Nëse mjeti me lëkurë është i vogël mjaftueshëm vendoseni në një qese të plastikës, e pastaj vendoseni në frigorifer. Nëse mjeti është i madh për frigoriferin, vendosni akull mbi çamçakëz dhe lereni aty për rreth 1 orë.

gershere

2. Largojeni çamçakëzin e ngurtësuar. Përdoreni një thikë apo mjet tjetër metali që nuk e gërryen lëkurën. Nëse keni “mjaft fat” çamçakëzi do të largohet lehtë.

lecke

3. Përdorni një rrobë të pastër të largur me lëng të pastrimit në vendin ku çamçakëzi ishte i vendosur më herët.

fshij me lecke

4. Pastrojeni cilëndo mbetje që ka mbetur në lëkurë nga çamçakëzi më herët, duke e fërkuar në forma të ndryshme (kryesisht rrethore).

brusha e dhembeve

5. Pastroni pjesët e vogla të çamçakëzit të mbetur me një burshë të butë e të lagur.

pastro njollen

ferko me lecke

6. Përdorni kremëra për mirëmbajtje të lëkurës në vendin ku gjindej çamçakëzi, pasi të jetë tharë.