Meqë po afrohet dita e të dashuruarve, Shën Valentini, kjo ide është shumë e thjeshtë për tu bërë, mjaftë e lirë dhe shumë romantike.
1.Hapi i parë është gjetja e një kutie të cekët.
Nevojitet vetëm pjesa e poshtme e kutisë dhe preferohet të jetë njëngjyrëshe.
2.Meqë kutia është njëngjyrëshe, atëherë dekoroni atë me shirit me ngjyrë të kuqe, ngjyrën e dashurisë, duke e vendosur në mes.
3.Vendosni brenda kutisë një letër plastike për të mbrojtur prishjen e kutisë nga uji.
4.Prisni bishtin e trëndafilave në gjatësi pak më të madhe se sa ajo e kutisë.
5.Së fundmi vendosni trëndafilat në kuti dhe zbukuroni me një fjongë.