Qysh me kriju dordolec nga qorapet?

Festat e fundvitit janë kohë e mrekullueshme për të krijuar dekorime, sidomos kur keni dikë që do të ju ndihmojë. Ky dekorim nuk ju krijon shumë shpenzime dhe është mjaft i bukur për të u krijuar.

qorapa

1. Zgjedhni një palë qorape të bardha. Mund të përdorni edhe ngjyra tjera, por e bardha e identifikon borën.

qorape dhe oriz

oriz qorapa

2. Mbusheni 3/4 e qorapes (deri në thembër) me kokrra të vogla (psh oriz).

vendoset orizi ne qorape

3. Lidheni qorapen me llastik menjëherë mbi oriz. Kjo e krijon pjesën e poshtme të njeriut prej dëbore. Përsëritni hapin e njejt që të krijoni pjesën më të vogël të mesme.

pambuk ne qorape

4. Mbusheni pjesën e sipërme të njeriut prej dëbore me pambuk. Lini 10-12.5cm hapsirë në maje.

mbyllet qorapa

5. Lidheni edhe pjesën e sipërme me llastik. Sigurohuni se dardaleci mund të qëndrojë.

qorapa dordolec

6. Paloseni pjesën në fund të qorapes mbi vete, duke e bërë që të duket si kapele.

pullat e dordolecit

7. Ngjitini pullat duke përdorur ngjitës të formë (preferohet një armë ngjitësi). Përdorni kreativitet duke përzgjedhur pulla të përshtatshme.

fytyra e dordolecit

8. Përdorni ndonjë rrip të robave me gjërësi prej 2-3 cm dhe gjatësi sipas dëshirës. Përdorni rroba të festave nëse mundeni. Lidheni deri sa të formoni një shall për njeriun prej dëbore.

dordoleci

9. Bëni 2 vrima të vogla në anët e njeriut prej dëbore. Gjeni 2 shkopinjë të vegjël dhe vendosini si duar. Shtypini shkopinjët mirë që të mos ju bien më vonë. Mund të përdorni një ngjitës të fortë në mënyrë që mos ju bien.

kapela e dordolecit

10. Shtoni dekorime tjera. Përdorni kreativitetin tuaj duke shtuar më shumë dekorime si fjongo, lodra apo detaje tjera sipas dëshirës.

dordoleci prej qorapave

Kështu fitoni njeriun tuaj prej dëbore që mund ta përdorni si dekorim, dhuratë etj.