Qysh me kriju baltë për largimin e stresit?

Balta për largimin e stresit, e cila është diskutuar shumë kohëve të fundit në rrjete të ndryshme sociale, është mjaftë e lehtë për tu përgaditur në shtëpi.

Përbërësit:

  • 100 ml ngjitës i bardhë
  • 100 ml kremë për rrojë
  • 1 lugë miell
  • 200 ml ujë të nxehtë
  • 2 lugë sodë
  • losion trupi(opcionale)

1.Filloni duke kombinuar 2 lugë sodë me 200 ml ujë të nxehtë.

2.Në një enë vendosni ngjitësin.

3.Shtoni kremën për rrojë në të njejtën enë.

4.Kombinoni të gjithë përbërësit.

5.Shtoni miellin duke përzier vazhdimisht.

6.Shtoni losionin dhe ngjyrën e zgjedhjes suaj.

7.Shtoni 3 lugë nga përzierja me sodë.

8.Vendosni masën e përgaditur në sipërfaqe të rrafshët dhe përzieni atë me duar.

Nëse masa është ende shumë ngjitëse, shtoni nga një lugë ujë me sodë.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME