Qysh me kriju altoparlant nga dëgjueset?

Nëse keni dëgjuese të vjetra të cilat nuk i keni më në përdorim, ato mund t’i ktheni në zmadhues  duke përdorur gota të plastikës si megafonë. Dëgjueset normalisht e hedhin zërin në çdo drejtim andaj nëse ne e orientojmë zërin me gotë të plastikës atëherë ai do të jetë më i zhurmshëm dhe i kjartë.

qysh me kriju altoparlant

Hapi 1:
Përgatiteni Ngjitësin Pistoletë

Ndizeni ngjitësin pistoletë në mënyrë që të ketë kohë për t’u ngrohur. Sigurohuni që keni ngjitës të mjaftueshëm. Keni kujdes kur punoni me të pasi që ky ngjitës lehte mund të djeg lëkurën tuaj.

Hapi 2:
Bëni vrimat në gota

Përdorni kruese dhëmbësh për të krijuar vrimat nën dy gotat e plastikës. Pastaj përdorni gërrshërët për t’ë prerë në formën e X pjesen e poshtme.

Hapi 3:
Futni degjueset

Futni dëgjueset ngadalë përmes prerjes në formë të X-it në gota. Sigurohuni që i keni vendosur mirë dhe më pas ngjitni për gota duke përdorur ngjitës shirit.

Hapi 4:
Krijoni mbajtëse të altoparlantëve

Me dy gota të tjera të plastikës mund t’i krijoni mbajtëset e altoparlantëve. Ktheni në anë të kundërt dy gota të reja të plastikës. Ne fund të gotave vendosni pak ngjitës duke përdorur ngjitësin pistoletë. Dhe mbi vendosni dy altoparlantët që keni krijuar.

Hapi 5:
Kënaquni me altoparlantët e ri

Lidhni dëgjueset në pajisjen tuaj dhe ngrijeni zërin në nivelin më të lartë.