Qysh me instalu printerin në Windows 8?

Windows 8 është i menduar që paisjet të konfigurohen lehtë në të dhe të shtosh një printer si paisje. Shpesh herë di të jetë aq e thjeshtë sa që vetëm ta lidhësh me PC-në tuaj përmes kabllit USB. Windows 8 automatikisht duhet ta detektoj dhe të procesoj vetë me instalimin e driverëve për ju; proces ky që zgjat vetëm disa sekonda.

Qysh me instalu printerin në Windows 8?

Nëse Windows 8 nuk e detekton printerin tuaj atëherë ndiqni udhëzimet më poshtë.

Qysh me instalu printerin në Windows 8? 1

 

Shkoni te Windows 8 Devices. Këtu arrini duke shtypur Windows + C në tastierë dhe pastaj të klikoni në Settings duke vazhduar me Change PC Settings në këndin e djathtë të poshtëm të ekarnit.

Qysh me instalu printerin në Windows 8? 2

Klikoni në tabin Devices dhe kontrolloni në listë nëse printeri juaj veç është instaluar. Nëse jo atëherë klikoni në Add a device dhe pritni derisa Windows të detektoj printerin. Nëse e gjen, Windows do të vazhdoj vetë procesin e instalimit.

Qysh me instalu printerin në Windows 8? 3

Nëse nuk e gjen atëherë klikoni në Not finding what you are looking for?, e cila do të hap Windows Help dhe Support page.

Qysh me instalu printerin në Windows 8? 4

 

Kjo faqe do të listoj disa arsye të mundshme se përse Windows nuk po arrinë të detektoj printerin, por nëse ju jeni të sigurt që e keni lidhur mirë atëherë shkoni në Advanced Setup.

Qysh me instalu printerin në Windows 8? 5

Në këtë pikë Windows do të gjejë printerin dhe ju duhet ta zgjedhni nga lista.

Qysh me instalu printerin në Windows 8? 6

Kur të instalohet ju do të keni opsionin të zgjedhni si printerin tuaj primar.

Qysh me instalu printerin në Windows 8? 7

Printeri juaj do të jetë i instaluar, por ju mund ta kontrolloni duke hyrë sërish në Devices page dhe të shihni në listë.