Qysh me hekë fjalëkalimin në SAFE MODE?

Në qoftë se i keni lënë kompjuterit tuaj një fjalëkalim dhe e keni harru atë, atëherë ekziston mundësia që përmes SAFE MODE ta eliminoni atë.

Hapi i parë që duhet ta bëni është që posa ta ndizni kompjuterin të mbani të shtypur  tastin “F8″.

Pasi të shfaqet mundësia për të zgjedhur “SAFE MODE ”

http://www.asunsoft.com/images/how-to/remove-windows-password/remove-windows-xp-password-in-safe-mode-1.jpg

Posa të zgjidhni “SAFE MODE” do të duhet të prisni disa minuta, në disa kompjuterë dhe më gjatë.

http://www.windowspasswordsrecovery.com/images/knowledge/bypass-xp-password-in-safe-mode/loading-safe-mode.jpg

Pasi që kompjuteri juaj të fillon, do t’iu  shfaqet përdoruesi “Administrator”.

Klikoni në të dhe do t’iu jepet mundësia të futeni në Windows ( këtë rast XP).

Kur të starton kompjuteri juaj klikoni në : Start/ All Programs / Control Panel / User Accounts / ” Emri i përdoruesit” dhe pastaj zgjidhni “Remove Password”

Pasi që t’i keni përfunduar këto instruksione , nevojitet një resetim i kompjuterit dhe përdoruesi juaj nuk posedon më fjalëkalim.