Qysh me hapë OpenDrive?

Mirë se erdhe në OneDrive, vendi i vetëm ku mund të ruash dhe të bashkëndash fotografitë, videot, dokumentet dhe skedarë të tjerë kudo ku je, në çdo pajisje, dhe falas. Për disa muaj, mund të vazhdosh të shikosh si SkyDrive, ashtu edhe OneDrive gjatë eksperiencës tënde këtu, por mos u shqetëso! Ti përsëri do të mund t’i përdorësh të gjithë skedarët e tu gjatë këtij kalimi. OneDrive është gjithçka që të pëlqen në SkyDrive dhe shumë më tepër.

one-drive

Një vend për të gjitha fotografitë dhe videot e tua

Nxirr dhe ruaj automatikisht fotografitë dhe videot e tua të preferuara nga telefoni yt, në mënyrë që t’i marrësh ato nga të gjitha pajisjet e tua dhe t’i ndash me lehtësi ato që dëshiron.

Një vend për të gjitha dokumentet e tua

Krijo dhe redakto dokumente të rëndësishme në Word, Excel, PowerPoint dhe OneNote, ruaji të gjitha në një vend të vetëm dhe përdori në çdo pajisje.

Një vend për të gjitha pajisjet e tua

Hyr në skedarët e tu të OneDrive nga pothuajse çdo pajisje, duke përfshirë kompjuterët PC dhe Mac, tabletat, telefonat Windows Phone, iPhone, pajisjet Android, etj.

Shiko se çfarë mund të bëjë tjetër OneDrive

Shiko një prezantim të veçorive të reja të mrekullueshme në OneDrive dhe zbulo se pse është vendi i duhur për të ruajtur dhe ndarë të gjitha gjërat e tua të preferuara.

Mëso më shumë:

Kërkon të fitosh më shumë hapësirë ruajtëse falas? Merr deri në 8 GB shtesë duke ndjekur hapat për aktivizimin e rezervës së albumit të kamerës dhe për rekomandimin e shokëve të tu.

Regjistrohu FALAS në OneDrive.com